Nga Shqipëria / E Enjte 6 Dhjetor 2018, 12:12

Për herë të parë, Ajola Xoxa publikon foton më të ëmbël të Kajan dy muaj pas lindjes

Dy muaj më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa u bënë prindër për herë të parë të një djali që e pagëzuan me emrin e veçantë Kajan. Ata janë treguar shumë të rezervuar dhe nuk kanë publikuar asnjë foto të djali.

Mirëpo ditën e sotme për herë të parë pas lindjes, Ajola ka vendosur që të prezantojë Kajan me të gjithë ndjekësit e saj. Ajo ka publikuar një foto ku shihet duke mbajtur vogëlushin në krahë ndërkohë që ai e ka mbështetur kokën tek supi i saj.

“Dy muaj me këtë qiell të vogël”, shkruan bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj teksa poston foton e adhurueshme pranë pemës së Vitit të Ri.