Nga Shqipëria / E Enjte 6 Dhjetor 2018, 11:11

'Jam përball publikut tim', Klaudia Pepa flet e emocionuar për natën e parë të Këngës Magjike

Mbrëmjen e djeshme pas shumë kohësh balerina e famshme shqiptare, Klaudia Pepa u rikthye në "Tv Klan" për të prezantuar spektaklin e madh "Kënga Magjike". Ajo së bashku me Ardit Gjebrean dhe Bora Zemanin do të prezantojnë spektaklin të tre netët live, ndërkohë që në natën e parë nuk mungoi dhe një performancë nga ana e balerinës.

Mirëpo siç ka treguar në një intervistë për revistën ‘Class’, Klaudia ka qenë gjatë gjithë kohës e emocionuar pasi për herë të parë po prezantonte para publikut të saj.

“Shkoi shumë mirë. Isha shumë e emocionuar për shumë arsye. Një nga arsyet është sepse pas shumë kohe, jam përballë publikut tim, si bashkëprezantuese në këtë festival të madh, në krah të Arditit dhe Borës, dhe të gjithë publikut tim. Shumë e emocionuar, shumë e lumtur…”, përfundoi ajo.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

@klaudiapepa tregon emocionet e prezantimit të Këngës Magjike! Po ia del më së miri! ❤️ Klaudia ka zgjedhur @class_hair_makeup ð???

A post shared by Revista CLASS (@revista_class) on