Nga Shqipëria / E Enjte 6 Dhjetor 2018, 11:11

Pas ndarjes nga burri, Cardi B publikon për herë të parë foton e vajzës

Ditën e djeshme, reperja e njohur Cardi B ka tronditur gjithë fansat teksa ka lajmëruar se ajo dhe reperi Offset i kanë dhënë fund martesës së tyre pak muaj pasi erdhi në jetë vajza Kulture. Siç tregoi në një video Cardi, për ish partnerin e saj do të ketë gjithmonë respekt pasi ai është babai i fëmijës së saj.

Mirëpo menjëherë pasi lajmi bëri bujë në të gjithë botën, Cardi ka publikuar për herë të parë pas 5 muajsh një foto të  vogëlushes së saj Kulture. Në profilin e saj në Instagram, ajo ka prezantuar për herë të parë vajzën me fansat nëpërmjet një fotoje të adhurueshme ku vogëlushja shihet e shtrirë.

“Zemra ime”, ka shkruar Cardi pranë fotos e cila ka marrë shumë komente dhe pëlqime nga fansat.