Ndarja mes këngëtares Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliut ka qenë një nga temat më të komentuara së fundmi në media, dhe që prej momentit që dhanë lajmin e ndarjes ata kanë rrëmbyer vëmendjen e publikut.

Prej disa kohësh Seldi është parë nën shoqërinë e modeles, Kejsi Medini, me të cilën ka publikuar vazhdimisht foto dhe video, ndërkohë që përflitet se mes tyre do të ketë një bashkëpunim.

Por edhe Mimoza këto kohë i është përkushtuar punës dhe pas këngës “Ma le mua fajin” që publikoi pak kohë më parë, ku u tha se ishte një dedikim për Seldin, së fundmi ka publikuar këngën e re ku thotë: ‘Sot do pi se për ty s’është tu ma ni’, që përflitet se ja ka dedikuar përsëri këngëtarit të njohur.






