Ditët e fundit të gjithë studentët shqiptar kanë braktisur mësimin në universitete dhe janë mbledhur në një protestë përpara Ministrisë së Arsimit, për të shprehur pakënaqësitë e tyre kundër rritjes së tarifave në Universitete. Mirëpo siç rezulton në disa të dhëna në "Eurostat", ndonëse vendi jonë nuk ka universitete më të mira në Europë, studentët shpenzojnë 4 herë më shumë se moshatarët e tyre në vendet e tjera.

Sipas këtyre të dhënave të krahasuara nga anketa e buxhetit të familjes, të vendeve të rajonit në Eurostat dhe të përpunuara së fundmi nga ‘Monitor’, kanë dal në përfundim se familjet shqiptare kanë peshën më të lartë të shpenzimeve për arsim në krahasim me vendet e rajonit.

Ndërkohë të dhënat e fundit nga ana e 'INSTAT', ku u bë matja e nivelit të jetesës treguan se pasha e shpenzimeve për arsim ishte 3.9% e totalit të shpenzimeve të familjeve shqiptare, një peshë gati 4 herë më e lartë se e familjeve Europiane.




