Natën e dytë gjysmëfinale të festivalit "Kënga Magjike" do të performojë edhe këngëtarja e njohur Fifi e cila këtë vit ka ardhur në një bashkëpunim me reperin Mc Kresha me këngën “Psikopatja jote”. Kjo këngë është pritur mjaft mirë dhe të shumtë janë ata që mendojnë se mund të jetë kënga fituese.

Mirëpo ditën e djeshme u përhap me shpejtësi lajmi se Fifi ishte shprehur se nuk ishte e denjë për atë skenë për shkak të peshës së saj. Por siç duket një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë pasi së fundmi këngëtarja ka reaguar për ‘Intv.al’.

“Normal që është rren, kurre nuk e kam thene. Të më vinte turp prej kilogrameve isha dobësuar. Kurrë skam dhënë deklarate te tille’, është shprehur Fifi.





