Pak javë më parë këngëtaret e njohur Aurela Gaçe dhe Eli Fara prezantua në "Kënga Magjike" bashkëpunimin e tyre të parë i cili titullohet “Zemra Rratatata”, i cili u prit mjaft mirë nga publiku dhe që tani është kthyer në një hit.

Aurela dhe Eli do të performojnë në natën e dytë gjysmëfinale, ndërkohë që duke qenë fituese tre herë e këtij spektakli, të shumtë janë ata që mendojnë që edhe këtë vit Aurela do të rrëmbejë vendin e parë.

Por e pyetur nga revista "Class", diva e muzikës shqiptare ka mohuar që të ketë një qëllim të tillë.

“Jo, e dashur. edhe dy herët e fundit kur jam future (se herën e parë këngën “Hape veten” e kisha me qëllimin jo të fitoja, por të dilja fort dhe kënga u ndërtua në atë mënyrë. Dy këngët e tjera unë i këndova për qejfin tim, paçka se edhe ato i bëra fort. Sivjet, ne jemi futur për të festuar. Po ta dëgjoni dhe këngën, kënga është qejf, me vargje të thjeshta, të kuptueshme, shqip, pastër. Është e qëllimshme, mos kujtoni se ne e bëjmë pa qëllim, por ishte dëshira e të dyjave, edhe e Elit, edhe e imja, dhe ia kemi kërkuar Adi Hilës me ngulm që kënga të kishte ndjesi feste, sepse njerëzit janë kaq të lodhur… Këtë herë vendosëm të vinim si festë dhe erdhëm për t’i thënë publikut ‘faleminderit që na keni dashur gjithë këto vite. Po deshët, na duartrokisni prapë..” – tha Aurela.





