Nga Shqipëria / E Mërkurë 5 Dhjetor 2018, 22:10

Arilena Ara bëhet pjesë e jurisë së 'The Voice', Olti Curri e thumbon keq

Pas largimit të këngëtares Eneda Tarifa nga juria e "The Voice Kids", në media bëri bujë lajmi se këngëtarja Arilena Ara do të ishte anëtarja më e re e jurisë. Ajo së bashku me Miriam Canin, Aleksandër dhe Renis Gjoka do të gjykojnë fëmijët që do të konkurrojnë këtë vit në The Voice.

Mirëpo siç duket kjo përzgjedhje nuk i ka pëlqyer edhe aq blogerit të njohur Olti Curri, i cili e ka thumbuar publikisht këngëtaren e hitit Nëntori.

Nëpërmjet postimi në Instastory, ai përmbi lajmit se Arilena do të jetë pjesë e jurisë ka shkruar: “Ou, ça do të bëjë aty?! Do të konkurojë!!!”