Po mbahet momentalisht në "Pallatin e Kongreseve" nata e parë gjysmëfinale e 'Kënga Magjike' ku një pjesë e konkurrentëve po prezantojnë këngët e tyre përpara publikut. Mirëpo edhe në këtë natë nuk mund të mungonte rubrika e njohur 'Ka një mesazh për ty', ku Ardit Gjebrea ka surprizuar një vajzë nga Tirana në ditën e saj të lindjes.

Ai e përshëndeti Albionën nga ekrani ndonëse ajo nuk e dinte që bëhej fjalë për të deri në momentin që ai ja ka bërë të ditur. Më vonë ata i kanë çuar një buqetë me lule dhe një letër në të cilën shkruhej: "Gëzuar ditëlindjen Albiona nga publiku i pallatit të koncerteve" dhe të gjithë njëzëri i uruan ditëlindjen.

Vajza e ndodhur në një restorant është emocionuar pafund ndërkohë që më vonë moderatori e ka ftuar atë që të jetë prezente në sallën e Pallatit të Kongreseve.



