Pak javë më parë, ish-missi i njohur shqiptar, Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman, lajmëruan se janë në pritje të një fëmije. Ata madje nëpërmjet një postimi zbuluan se do të bëhen shumë shpejt me një djalë.

Bukuroshja shqiptare është në muajin e 5 të shtatzënisë dhe prej kohësh nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, duke mos publikuar asnjë foto të saj me barkun e rrumbullakosur. Siç ka treguar ajo gjatë kësaj periudhe ka shtuar shumë në peshë dhe për këtë arsye nuk ka mundur të publikojë dot foto.

Mirëpo ditën e sotme nëpërmjet një postimi në 'Instastory', ajo përherë të parë ka treguar sesi duket në muajin e 5 të shtatzënisë. Almeda shfaqet mjaft e buzëqeshur dhe duket qartë që nuri i shtatzënisë e ka zbukuruar.






