Një javë më parë, këngëtari dhe kantautori i njohur shqiptar Flor Mumajesi prezantoi këngën me të cilën do të konkurrojë në festivalin e "Kënga Magjike". Kënga quhet "Plas" dhe u pritë mjaft mirë nga publiku aq sa dhe shumë fansa mendojnë se ai do të jetë edhe fituesi.

Mirëpo pak minuta para fillimit të gjysmëfinales së parë, këngëtari ka lajmëruar fansat se i ka ndodhur një e papritur e pakëndshme. Ndonëse ai do të këndojë në natën e dytë gjysmëfinale, nëpërmjet një videoje ka treguar se është sëmurë.

Në një video të publikuar nga ai në fillim Flori shfaqet I buzëqeshur dhe më pas tregon serumin teksa thotë: “Kush më ka mallkuar?”.





