Historia e Sanije Loka, një gjysheje 60 vjeçare është trajtuar së fundmi në emisionin "Stop", ku ajo ka kërkuar ndihmë publikisht për të rritur dy fëmijët e djalit të saj. Djali i saj është divorcuar nga bashkëshortja dhe për momentin po vuan dënimin tij në një nga burgjet e Francës, ndërsa e vetme e moshuara nuk po mundet dot të rrisë nipin dhe mbesën e saj.

Gjithçka që ajo ka kërkuar mes lotësh ka qenë një vërtetim që djali është në burg, pasi në këtë mënyrë, mund të sigurohet pensioni ushqimor nga e ëma e fëmijëve, ose gjyshja të marrë kujdestarinë e tyre e më pas ndihmë ekonomike. Ndërsa e kontaktuar nga gazetarët e emisionit, drejtoresha e Shërbimit Social në Durrës Meme Xhaferaj, thotë, se pas prezantimit të rastit, po punohet për zgjidhjen e problemit të kësaj familjeje.

Ka nisur puna për dokumentat, që gjyshja të fitojë kujdestarinë e fëmijëve e më pas të përfitojë ndihmë ekonomike. Nga ana tjetër “Fundjavë ndryshe” ka ofruar ndihma ushqimore për Sanijen dhe të vegjlit.






