Prej disa ditësh, "Miss Universe Albania", Trejsi Sejdini është larguar për në Tajlandë ku dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në konkursin botërorë Miss Universe. Mirëpo siç duket bukuria e saj ka tërhequr vëmendjen e të gjitha mediave të huaja.

Mediat e ndryshme në Spanjë, Indonezi, Filipine, Tajlandë etj e kanë cilësuar Trejsin si një ndër konkurrentet më të forta në këtë kompeticion dhe kanë treguar se ajo është një nga pretendentet për fitore të kurorës.

Mirëpo shumë prej tyre kanë shkruar se Trejsi është një balerinë ekzotike e cila kërcen tërësish e zhveshur dhe se është e dashura e një mafiozi shqiptar.

“18 vjeçarja Trejsi Sejdini është përballur në media me një serë kritikash për shkak të punës së saj si balerinë ekzotike që kërcen komplet e zhveshur. Gjithashtu, në rrjet flitet se ajo është e dashura e një mafiozi shqiptar. Trejsi dallohet për sjelljen e saj rebele dhe të çmendur”, shkruhet në mediat spanjolle






