Hueyda El Saied është padyshim një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Shumë e ndjekur dhe e pëlqyer në rrjetet sociale, Hueyda shpesh herë publikon foto dhe video nga përditshmëria e saj.

Mbrëmjen e djeshme në orët e vona, Hueyda është kthyer në një babagjysh për ti plotësuar atij dëshirën që poshtë pemës të gjente një dhuratë.

Teksa I biri po flinte, Hueyda ka vendosur një pako poshtë pemës, ndërsa në mëngjes, Gabrieli i vogël është emocionuar pa masë teksa ka parë dhuratën e tij poshtë bredhit.






