Së fundmi gazeta prestigjioze "Politico.eu" variant europian i gazetës europiane me të njëjtin emër, në një artikull për njerëzit që do të jenë të suksesshëm në vitin 2019 ka renditur këngëtaren shqiptare, Era Istrefi në këtë listë, duke e cilësuar atë si ambasadore e muzikës pop dhe e konsideron një ndër emrat që ka për të pushtuar botën në vitin që po vjen.

“Era po vendos Kosovën në hartën e botës – edhe nëse disa nuk e duan aty. 24-vjeçarja nga Prishtina po shijon suksesin dhe njohjen në arenën ndërkombëtare. Pasi një ndër hitet e saj në Shqipëri u dëgjua në mbarë botën, ajo u ftua për të performuar në këngën zyrtare të Kupës së Botës nga FIFA, “Live It Up”, me Nicky Jam dhe Ëill Smith. 10 vite pas shpalljes së Pavarësisë nga Serbia, Istrefi është pjesë e brezit të ri të artistëve dhe sportistëve që po promovojnë vendin e tyre dhe Ballkanin, duke dhënë një tjetër imazh për vendet që dominohen nga varfëria, krimi dhe politikanët e korruptuar.” – shkruhet ndër të tjera për Erën

Po ashtu ata kanë përmendur edhe simbolin e shqiponjës që këngëtarja bëri pak muaj më parë në performancën e saj në finalen e Botërorit.

“Edhe pse nuk këndon për çështje politike, beteja për të ardhmen e Kosovës ishte një kërcënim për debutimin e Erës në Kupën e Botës. Rusia nuk e njeh territorin e Kosovës dhe refuzoi pranimin e saj me pasaportë kosovare. Fatmirësisht, shteti fqinj, Shqipëria, i dha mundësinë që të performonte para një audience me miliona njerëz. Istrefi bëri edhe një gjest “pakëz politik”. Bëri me duar shqiponjën me dy krena – simbol i identitetit shqiptar. Pjesa dërrmuese e banorëve të Kosovës janë shqiptarë entikë dhe simboli i Erës ishte “lutje” për pranimin e Kosovës sishtet i pavarur.”, shkruhet ndër të tjera.





