Bashkëpunimi mes Mc Kreshës dhe Fifit, "Psikopatja jote" është padyshim një ndër këngët më të suksesshme të këtij edicioni në "Kënga Magjike" pasi deri më tani ka mbledhur miliona klikime në Youtube.

Mbrëmjen e sotme, pritet që të mbahet edhe nata e parë gjysmëfinale e këtij spektaklit dhe të gjithë artistët pjesëmarrës kanë qenë prezentë së fundmi në "Pallatin e Kongreseve" për të bërë prova.

Teksa moderatorja Bora Zemani ka qenë duke i intervistuar, Fifi ka habitur teksa është shfaqur mjaft nervoze dhe ka deklaruar se nuk është e denjët për këtë skenë, sepse është 20 kilogramë mbipeshë.
Burimi: Panorama.




