Këngëtarja e hitit "Bodak Yellow" Cardi B dhe bashkëshorti i saj Offset kanë tronditur së fundmi fansat pasi kanë lajmëruar se i kanë dhënë fund martesës pak muaj pasi Cardi solli në jetë vogëlushen Kulture.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, reperja e famshme i lajmëruar se mes tyre nuk ka më asgjë, por pavarësisht kësaj ajo do vazhdojë a respektojë atë pasi është babai i fëmijës së saj.

“Pra, të gjithë më kanë ngacmuar dhe unë jam përpjekur t’i bëj gjërat të funksionojnë me babanë e fëmijës tim dhe ne jemi me të vërtetë miq të mirë dhe ju e dini që jemi me të vërtetë partnerë të mirë në biznes”, shpjegoi Cardi B në videon e saj.
“Ai është gjithmonë një njeri pas të cilit shkoj për të folur dhe kemi shumë dashuri për njëri-tjetrin, por gjërat nuk kanë funksionuar mes nesh për një kohë të gjatë dhe nuk është faji i askujt. Mendoj se kemi lindur nga dashuria, por nuk jemi më së bashku. Nuk e di. Mund të duhet kohë për t’u divorcuar dhe unë gjithmonë do të kem shumë dashuri për të, sepse ai është babai i vajzës sime”, shton reperja.





