Nga Shqipëria / E Mërkurë 5 Dhjetor 2018, 11:11

Në prag të gjysmëfinales së 'Kënga Magjike', Klaudia Pepa zbulon surprizën e madhe

Vetëm pak orë nga ndajnë nga gjysmëfinalja e parë e spektaklit "Kënga Magjike" ku do të përformojnë disa nga këngëtarët pjesëmarrës. Në një intervistë për "Tv Klan" prezantuesi Ardit Gjebrea ka treguar se gara po bëhet edhe më e fortë duke qenë se ky spektakël i ka kaluar kufijtë shqiptar.

“Do të jetë garë e fortë. Interesi i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Tre nga këngëtarët janë italianë. Nga Italia vijnë për herë të parë edhe 12 balerinë të talent shoë ‘Amici’, te drejtuar nga Maria De Filipi. Maria De Filipi ka marrë balerinë shqiptarë, ne marrim italianë”,- tha Arditi.

Ndërkohë balerina e njohur shqiptare Klaudia Pepa, e cila ka ardhur së bashku me 12 balerinë, ka treguar se do të sjellë një numër special për të gjithë publikun shqiptar dhe është shprehur mjaft e emocionuar që i është besuar asaj prezantimi.

“Është gjëja më e mrekullueshme që po bëj tani dhe është shumë, shumë emocionuese, sepse është hera e parë që po prezantoj në Shqipëri, në gjuhën shqipe dhe direkt me Këngën Magjike është një bum për mua. Jam këtu edhe me balerinët e mi, të gjithë balerinët që kanë qenë në Amici, profesionistë”, – tha Klaudia.