Me ardhjen e festave të fundvitit shumë personazhe të njohur kanë publikuar vazhdimisht foto nga zbukurimet dhe atmosfera që mbizotëron në shtëpitë e tyre. Së fundmi çifti më i ri i showbzit, Fama Methasani dhe Alfio Rrotani, kanë publikuar disa foto nga zbukurimi që bënë në shtëpinë ku po bashkëjetojnë.

Në foton e publikuar shihet se çifti ka vendosur pemën dhe e ka zbukuruar shtëpinë me drita dhe dekorime shumëngjyrëshe, ndërkohë që në sfond shihet se të dy kanë veshur disa çorape me dekorime krishtlindjesh.

“Erdhën festat. Festat duan dashuri”, ka shkruar Fatma pranë fotos.






