Nga Shqipëria / E Mërkurë 5 Dhjetor 2018, 09:09

Era dhe Nora sjellin super bashkëpunimin me këngëtarin e famshëm dhe të gjithë do fiksohen

Disa ditë më parë u mësua se dy motrat e njohura Era dhe Nora Istrefi do të sjellin shumë shpejt një super bashkëpunim, i cili do të jetë i pari për to. Madje në media u shpërnda edhe pak nga kënga që siç  duket është pëlqyer menjëherë dhe me siguri do të kthehet në hit.

Por së fundmi sipas “Intv.al” është mësuar që dy këngëtaret e famshme do të bashkëpunojnë me këngëtarin e famshëm me origjinë shqiptare Claydee. Pritet që të tre të sjellin hitin e radhës dhe madje puna ka filluar, pasi në udhëtimin e fundit të Erës dhe Norës në Greqi, janë parë në shtëpinë diskografike të Claydeet.

Mendohet se do të titullohet "Act like a player", mirëpo vetë këngëtarët ende nuk kanë treguar diçka më shumë rreth këtij projekti.