Nga Shqipëria / E Mërkurë 5 Dhjetor 2018, 09:09

Plas sherri/ Majk e akuzon se nuk e lë të takojë djalin, Majlinda i kthehet ashpër

Reperi i njohur Majk mbrëmjen e djeshme ka publikuar disa  foto dhe video, ku shihet përkrahë disa fëmijëve me aftësi të kufizuara, ku ka theksuar se për ta duhet të kujdesemi dhe të bëjmë të mundur integrimin e tyre në shoqëri. Mirëpo ndonëse prej shumë ndjekësve reperi u përgëzua, të shumtë ishin ata që i thanë që si fillim ai duhet të kujdeset për të birin që e ka braktisur.

Pas këtyre akuzave, për herë të parë Majk ka vendosur të flas publikisht dhe të sqarojë një herë e mirë çështjen e të birit.

“Djalin tim nuk ma le me e pa nëna e vet vetëm sepse jemi ndarë dhe nuk mundet ta pranojë se ndarja është proces jetësor dhe diçka që u bë. Zoti është i madh, vonon pak, por nuk harron. Ti nuk mundesh ta dish kurrë çfarë kam në zemër e sa më do zemra me e pa, e sa dua me e pas afër. Po është hera e parë dhe e fundit që unë i jap llogari njerëzve si ti”,-ka shkruar reperi i revoltuar.

Ndërkohë Majlinda nuk e ka pritur aspak mirë këto fjalë dhe i ka kthyer menjëherë përgjigje reperit duke theksuar se ai nuk kujdeset aspak financiarisht për Roanin.

"Aspak e vërtetë, po e them unë si nënë… Çfarë të presësh nga një njeri që nuk kujdeset as për fëmijën e tij? Jo që unë e ndalojë me e pa, se si çdo nënë dhe unë kam dëshirë që fëmija im të rritet me frymën e babait. Të gjitha shpenzimet për djalin i paguan familja ime. Ai nuk kujdeset fare për të. A e meriton ti ta shohësh? Dhe mos të flas më shumë të tregoj çfarë padie ke bërë, me këtë që the mund ta publikoj. Turp”,-shkruan ndër të tjera Majlinda.