Nga Shqipëria / E Martë 4 Dhjetor 2018, 23:11

3 mijë vajza të mitura shqiptare braktisin shkollën çdo vit, arsyeja do t’ju habisë

Çdo vit në vendin tonë numri i vajzave të mitura që vendosin të braktisin arsimin rritet edhe më shumë. Shumë prej tyre mjaftohen vetëm me mbarimin e shkollës 9 vjeçare dhe kjo gjë ka bërë që këtë vit në Shqipëri numri i vajzave të mitura që ndërpresin shkollimin të shkojë në 3000.

Një nga arsyet se përse kjo gjë ndodh është pasi prindërit nuk i lejojnë vajzat të ndjekin një shkollë në të cilën tualeti i vajzave dhe i djemve është i përbashkët. Ndërkohë sipas Altin Azizaj një shkak tjetër është edhe mungesa e shkollave, që i detyrojnë nxënësit të udhëtojnë disa orë për të arritur në shkollë.

“Shkollat janë larg, bashkitë nuk marrin masa për të ofruar mjedise dhe transport të sigurt për vajzat që të shkojnë në shkollë”, u shpreh ai.

Gjithashtu ndryshe nga djemtë të cilët kërkojnë që të arsimohen për të gjetur një punë, vajzat në zona rurale pasi arrijnë një moshë të caktuar kanë prioritet martesën dhe jo arsimin.

Burimi:Top Channel.