Pak ditë më parë, këngëtari i hitit "Mos urre", Erik Lloshi lajmëroi se i kishte propozuar për martesë partneres së tij Romina dhe se kanë plane që shumë shpejt të bëjnë dhe një dasmë.

Ditën e sotme, Eriku ka qenë pjesë e provave të "Këngës Magjike" së bashku me të fejuarën e tij dhe ka zbuluar për ‘Iconastyle.al’ se në datën 17 gusht të vitit 2019 ai dhe partnerja simpatike do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Ndërkohë Romina është pyetur dhe se si e dëshiron ajo fustanin e nusërisë dhe ka treguar se edhe pse ende nuk e ka vendosur se çfarë nuseje do jetë do ti qëndrojë besnike thjeshtësisë.





