Pak muaj më parë, këngëtarja e njohur Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë e një djali që e pagëzoi me emrin e veçantë Jon. Ajo edhe pse ka publikuar shpesh herë foto me të, gjithmonë është kujdesur që të mos e tregojë fytyrën e tij të plotë.

Mirëpo më në fund, Adelina ka vendosur që të hap një adresë ‘Instagrami’ për vogëlushin e saj, në të cilën do të publikojë video dhe foto të ndryshme të tij.

Siç shihet, ajo që tani ka hedhur disa nga fotot e Jonit, ku duket fytyra e tij e plotë dhe ku bie në sy ngjashmëria e madhe që ka me këngëtaren.





