
Ndarja e dyshes së famshme të showbizit shqiptar, Mimoza Shkodra dhe Sledi Qalliut ka qenë një nga lajmet më të komentuara në media kohët e fundit. Ndonëse ish çifti nuk ka dashur të tregojë arsyet e ndarjes, ata nuk i kanë shpëtuar dot pyetjeve të ndryshme të publikut.
Mirëpo siç duket vetë Seldi ka vendosur që pas ndarjes të vazhdojë jetën e tij dhe është parë shumë herë nën shoqërinë e modeles së njohur shqiptare Kejsi Medini.
Së fundmi vetë Kejsi ka publikuar një video ku shfaqet së bashku me Seldin. Siç thuhet dyshja është duke punuar për të sjell një bashkëpunim i cili mezi po pritet nga fansat.