Ditën e djeshme në media u përhap me shpejtësi lajmi se dy kushërirat e njohura Beatrix dhe Anxhelina ishin zënë dhe për këtë arsye prej kohësh nuk flasin me njëra-tjetrën. Këto lajme i pohoi edhe më shumë fakti se dy këngëtaret nuk e ndjekin njëra tjetrën në Instagram.

Mirëpo më në fund është zbuluar dhe shkaku i sherrit të bujshëm mes dy vajzave bukuroshe. Sipas ‘Iconstyle.al’, Beatrixi dhe Anxhelina janë zënë për shkak të grimierit me famë botërore Ariel, pasi Beatrix i ka kërkuar Arielit që ta ndihmojë për t’i hapur mundësi të reja për në Los Angeles.

Siç duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Anxhelinës, e cila përveç se e ka mik të ngushtë bashkëjeton në një shtëpi me të, dhe për këtë arsye është zënë me kushërirën e saj. Ndërkohë vetë dy këngëtaret ende nuk kanë reaguar lidhur me këto lajme.





