Majk është padyshim një ndër reperët më të njohur shqiptar, i cili tërheq gjithmonë vëmendjen e mediave me jetën e tij private. Shumë i ndjekur në rrjetet sociale, Majk publikon herë pas here foto dhe video nga përditshmëria e tij.

Ditën e sotme nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ ka shpërthyer ndaj të gjitha femrave duke i dedikuar atyre disa fjalë të prera.

“Shtikllat 1000 euro, ajfonin 1000 euro, çantën e dorës 1000 euro, e rrogën e kanë 300 euro, ose janë pa punë. Femrat në qytetin tim, ëooë si e bëni këtë, dmth ju jeni mrekulli”, ka shkruar Majk me ironi.

Ndërkohë që më vonë këtë postim e ka publikuar në Instagram duke treguar se kjo është arsyeja se përse nuk po martohet ende.

“Edhe akoma po më pyesin pse nuk po martohem ose pse po ndahem. Njerëz budallenj. Edhe unë jam Kosovë more hej. Dhe nuk është aspak për të qeshur”, ka shkruar ai.





