I ftuar në një intervistë disa javë më parë, Kastro Zizo lajmëroi të gjithë fansat dhe publikun se shumë shpejt do të vinte me një emision të ri, i cili do të ishte ndryshe nga të tjerët dhe shumë i rëndësishëm për karrierën e tij.

Pas disa javësh, këngëtari ka zbuluar se që prej janarit 2019 do ta shikojmë në televizionin “Ora News” me emisionin më të ri që do të na mbajë mbërthyer përpara ekranit.

Ai ka publikuar një foto i veshur me kostum serioz, duke i dhënë dorën presidentin Ylli Ndroqi dhe duke zbuluar formatin e emisionit.

“Zyrtarizoj kalimin tim te ‘Ora News’ me një projekt #latenightshoë nga muaji janar. Një kalim nga platforma ‘Digitalb’ që meriton një falenderim të madh për vitet që kalova aty. Shihemi së shpejti!”, shkruan Kastro Zizo krah kësaj fotoje.





