Nga Shqipëria / E Martë 4 Dhjetor 2018, 12:12

Duket si tjetër njeri, Nora bën ndryshimin e madh në pamje dhe nuk keni për ta njohur

Këngëtarja e dashur për publikun Nora Istrefi është padyshim një ndër femrat më seksi në showbizin shqiptar. Ajo tërheq gjithmonë vëmendjen e mediave me forma bombastike dhe pamjen e saj. Së fundmi është përfolur se këngëtarja së bashku me motrën e saj tashmë të njohur në të gjithë botën Era Istrefi do të sjellin bashkëpunimin e parë bashkë.

Nora është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe nëpërmjet postimeve ka treguar se është duke u përgatitur për klipin e radhës. Siç duket ajo do të vijë shumë ndryshe në këtë klip pasi ka bërë që tani një ndryshim në pamje.

Në foton e fundit të publikuar prej këngëtares Nora shfaqet me flokë të zeza kaçurrela dhe me baluke të prera të cilat e tregojnë më seksi se kurrë më parë këngëtaren.