Nga Shqipëria / E Martë 4 Dhjetor 2018, 12:12

E pazakontë: Aktori juaj i preferuar i humorit bëhet baba për herë të 10-të

Aktori i njohur i humorit i filmit "The Nutty Professor", Eddi Murphy 57-vjeç dhe bashkëshortja e tij Pige Butcher, 39-vjeç kanë sjell në jetë një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Max Charles Murphy.

“Të dy, nëna dhe djalin janë mirë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Eddie Murphy.

Ky është fëmija i dytë që Eddi ka me këtë grua, ndërkohë që siç dihet ai është baba edhe i 9 fëmijëve të tjerë. Eric i cili është dhe më i madhi ka lindur në 1989 dhe nëna e tij është Paulette McNeely.


 
Djali i dytë lindi një vit më vonë me të dashurën e asaj kohe Tamara Hood. Ndërkohë që ai ka edhe pesë fëmijë të tjerë, Bria, Myles, Shayne, Zola dhe Bella me ish bashkëshorten Nicole Mitchell. Gjithashtu ka edhe një vajzë me yllin e 'Spice Girls' Mel B, Iris Murphy BroWn.