Nga Shqipëria / E Martë 4 Dhjetor 2018, 11:11

Pas largimit të Enedës nga 'The Voice Kids', zbulohet anëtarja më e re e jurisë

Ditën e djeshme në të gjitha mediat qarkulloi lajmi se këngëtarja  e njohur Eneda Tarifa nuk do të jetë pjesë e jurisë së "The Voice Kids". Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ajo sqaroi se për arsye personale ishte tërhequr nga ky rol.

Mirëpo siç duket, produksioni ka gjetur menjëherë zëvendësuesen e Enedës. Sipas ‘Anabel.al’ mendohet se pjesëtarja më e re e jurisë së ‘The Voice kids’ do të jetë këngëtarja Arilena Ara.

Ndërkohë ky spektakël pritet të fillojë në janar dhe prezantuese e tij do të jetë Dojna Mema ndërkohë që anëtarët e tjerë të jurisë do jenë Miriam Cani, Aleksandër dhe Renis Gjoka.