Nga Shqipëria / E Martë 4 Dhjetor 2018, 11:11

Stresi lihet i lirë? Del video e reperit duke festuar në një klub nate

Dy muaj më parë, reperi i njohur Stresi u arrestua nga policia në një hotel në Tiranë pasi akuzohej se ishte pjesë e një grupi kriminal dhe për armëmbajtje pa leje. Ndonëse në profilin e tij në ‘Instagram’ ka pasur postime të ndryshme, të cilat kanë ngritur dyshimet se reperi është liruar në një lidhje telefonike me ‘Aldo Morning show’ ai sqaroi se ndodhet ende në burgun e Fushë Krujës.

Mirëpo, një video e shpërndarë së fundmi nga ana e menaxherit të VIP-ave Xhani Demika, ka bërë sërish lëmsh rrjetin. Në të shihet Xhani së bashku me Stresin duke kërcyer dhe festuar në një klub.

Në përshkrime të videos Xhani ka shkruar: “Stresi është i lirë”.Nuk dihet nëse kjo është një shaka e menaxherit apo Stresi është lënë vërtetë i lirë.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

@stresi it is free ð???ð?»

A post shared by Xhani Demika (@xhanidemika) on