Nga Shqipëria / E Martë 4 Dhjetor 2018, 10:10

Del lista e vendeve më të sigurta në botë, nuk do ta besoni se ku renditet Shqipëria dhe Kosova

Me afrimin e festive të fundvitit shumë njerëz kërkojnë që të udhëtojnë në vende të ndryshme, mirëpo një nga kushtet që ata kanë në momentin që zgjedhin një vend për të vizituar është siguria që do ti ofrojë ky vend. Së fundmi në një raport të përpiluar nga "Safearound.com" janë paraqitur 25 vendet më të sigurta në botë në të cilat mund të udhëtoni pa frikë fare. Shqipëria nuk bën pjesë në këtë 25-she , pasi renditet e 40 nga 162 vende të studiuara.

Në Ballkan vendet më të sigurta janë konsideruar Kroacia dhe Serbia, respektivisht e 19-ta dhe e 36-ta në listë, ndërsa si vendi me i rrezikshëm është cilësuar Kosova e cila renditet e 125-a në listë.

Ndërkohë sipas Safearound.com, vendet më të sigurta në botë për të udhëtuar janë Islanda në vend të parë, Danimarka dhe Austria. Pas tyre vijnë respektivisht Finlanda, Singapori dhe Zelanda e Re. Sipas renditjes, 80 % e shteteve më të sigurta, janë europiane dhe në këtë listë kryesojnë shtetet skandinave. 

Metodologjia:

SafeAround ka përpiluar dhe analizuar të dhënat nga disa burime publike për të bërë një indeks sigurie që lejon të renditen vendet e botës më të sigurta (100 = plotësisht i sigurt; 0 = shumë i rrezikshëm).  Këto burime marrin parasysh të gjitha llojet e kërcënimeve të tilla si krimi, vrasjet, vdekjen në rrugë, shfaqjen e sulmeve terroriste dhe luftërat, për të ndërtuar renditjen e vet të qyteteve më të rrezikshme në botë.

Burimi: Monitor.