Nga Shqipëria / E Martë 4 Dhjetor 2018, 10:10

Lindi trinjakë në vend të binjakëve, 25-vjeçarja shqiptare bën thirrje: Na ndihmoni

Një 25-vjeçare me origjinë nga Driza e Kuçovës ka sjellë në jetë tre fëmijë nëpërmjet lindjes cezariane. Çifti i ri në moshë e dinin që do të bëheshin prindër të binjakëve, mirëpo në jetë kanë sjellë trinjak. Nëna e fëmijëve, Lindita Dodoveci,  ka dhënë një intervistë për ‘Ora News’ ku  është shprehur mjaft entuziaste për ardhjen në jetë të fëmijëve, mirëpo ka kërkuar ndihmë pasi nuk është në gjendje të mirë ekonomike, dhe nuk ka mese ti rris fëmijët.

"Është lindja e parë. Dy binjakë i dija por tre jo. Jam shumë e lumtur. Unë me bashkëshortin punojmë, çfarë pune të jetë. Por nuk arrijmë dot ta përballojmë nga ana ekonomike. Dua të më ndihmojnë", u shpreh 25-vjeçarja.

"Nuk e dija, e dija për binjakë. Jam shumë i lumtur që e mora vesh për tre. Është e vështirë se punë s'ka. Kush mund të na ndihmojë. I bëj thirrje shtetit ose komunës, bashkisë të më ndihmojnë se nuk kam aq ekonomi të rris tre beba", tha babai i trinjakëve.