'Miss Universe Albania', Trejsi Sejdini prej disa ditësh ndodhet në Bangkoke ku dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në “Miss Universe”, ku do të ketë pjesëmarrëse nga e gjithë bota. Modelja shqiptare së fundmi është bërë pjesë e një serë intervistash, ku ka treguar më shumë për jetën e saj private.

E ftuar së fundmi në emisionin “Sevenbizz” Trejsi është pyetur se cili nga reperat shqiptar i ka shkruar. Trejsi ka zbuluar se ndonëse është e lidhur, është reperi Fero ai që i shkruan vazhdimisht.

“Nuk kam shumë kontakt me reperët shqiptar ose me showbizin shqiptar. Kam Feron shok por s’kam ndonjë që më bezdis", ka treguar Trejsi. Kujtojmë që modelja ka qenë pjesë e klipit të njohur të Feros “Gang Gang”.





