Nga Shqipëria / E Martë 4 Dhjetor 2018, 09:09

Kapen mat: Dalin foto të papublikuara më parë të Enit dhe Genc Prelvukaj

Një vit më parë, në media qarkulluan lajmet se këngëtarja  e njohur Eni Koçi dhe reperi Genc Prelvukaj janë në një lidhje. Ndonëse dyshja i ka mohuar gjithmonë këto lajme, ata janë kapur shumë herë mat teksa kanë qenë në udhëtime apo në evente të ndryshme bashkë.

Ditën e djeshme çifti më i përfolur i showbizit është fotografuar sërish bashkë. Në një foto të siguruar nga gazeta ‘Express’, Eni dhe Genci shfaqen bashkë duke darkuar në një restorant. Ata shihen të ulur pranë njëri-tjetrit teksa bisedojnë, ndërkohë që më pas secili rri në celularin e vet.

Kujtojmë që dyshja pak kohë më parë publikuan bashkëpunimin e tyre të radhës “Harrove” që rezultoi një sukses i madh, pasi mori shumë klikime në Youtube.