Nga Shqipëria / E Hënë 3 Dhjetor 2018, 23:11

'Erdha në emision se je ti e bukur', i ftuari vendos në siklet Bieta Sulon

Ditën e sotme në emisionin e njohur "Ftesë në 5" ka qenë i ftuar kompozitori i dashur për shqiptarët Agim Krajka, i cili ka rrëfyer më shumë mbi koncertin gala e cili do të mbaj titullin “Të gjithë e duan Krajkën”.

Por për të pranuar ftesën, Krajka i ka vendosur produksionit një kërkesë. Ai ka thënë se do të vinte në emision vetëm nëse prezantuesja që do të kishte përball do të ishte e bukur.

E meqë përball do të kishte Bietën ai kishte pranuar me kënaqësi ftesën dhe nuk ka ngurruar që të komplimentojë moderatoren e njohur përpara të gjithëve.