Ditën e djeshme, këngëtari Flor Mumajesi ka rrëmbyer zemrat e të gjithë publikut me këngën pjesëmarrëse në "Kënga Magjike" që titullohej "Plas". Ashtu siç u emocionua publiku nga balada drithëruese edhe Flori nëpërmjet një videoje ka treguar të gjithë përjetimet e tij.

Ai e ka cilësuar këtë këngë një burim nga shpirti dhe ka treguar se teksa ka qenë duke e kënduar sa nuk i doli zemra vendi nga emocionet dhe zemra ende po i dridhet.

“Sapo kthehem nga provat e “Këngës Magjike”. Përveç faktit që festivali vetë të ngarkon me emocione, edhe kënga vetë më jep shumë emocione. Gati m’u shkul zemra vendit, m’u prenë gjunjët, akoma më dridhet zëri. Gjithsesi, shpresoj t’ia dalim natën e dytë të festivalit kur të jemi aty. Me bekimin tuaj, natyrisht. Ju faleminderit të gjithë atyre që e pëlqyen këngën, këtë burim nga shpirti shumë të sinqertë” – shprehet Flori gjatë videos.





