Dy këngëtaret e njohura, Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj janë padyshim dy nga kushërirat më seksi në showbizin shqiptar. Vajzat gjithmonë kanë qenë të lidhura me njëra- tjetrën dhe shpesh në postime dhe evente të ndryshme janë shfaqur bashkë.

Mirëpo, të gjithë fansat janë tronditur ditën e sotme pasi është zbuluar se mes tyre ka ndodhur një sherr dhe ato nuk flasin prej kohësh me njëra-tjetrën. Sipas 'Blitz.al' dy këngëtaret nuk flasin dhe për këtë arsye Beatrixi nuk e uroi Anxhelinën për ditëlindje.

Madje në një kërkim në ‘Instagram’ vihet re se ato nuk e ndjekin më njëra-tjetrën, gjë që i ka përforcuar edhe më shumë këto lajme.





