Disa muaj më parë, moderatorja e njohur Jona Spahiu dhe bashkëshorti i saj u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin e veçantë Raiden. Moderatorja ka qenë shumë aktive këto kohë në rrjetet sociale dhe ka publikuar vazhdimisht foto nga përditshmëria e vogëlushit.

Një muaj më parë, ajo zbuloi pak nga portreti engjëllor i Raidenit, teksa ai shfaqej i shtrirë në kraharorin e të atit. Ndërkohë ditën e sotme ajo ka vendosur të zbulojë të gjithë fytyrën e tij.

Në një foto ku Frenkli shihet duke mbajtur në krahë, Raidenin shihen tiparet e plota të vogëlushit të cilat ashtu siç pohojnë dhe fansat janë identike me ato të Jonës.

“Ju shoh ju dhe jam në shtëpi.”- shkruan Jona pranë fotos që ka marrë shumë pëlqime dhe komente.






