Media prestigjioze në Spanjë, "Telemundo" i ka dedikuar së fundmi një artikull vendit tonë, duke i bërë thirrje të gjithë spanjollëve që të vizitojnë këtë destinacion përrallor që ata e identifikojnë si perla e Ballkanit.

“Vetëm turistët vitin e kaluar janë rritur me 20%. Pas 40 viteve të shtypjes diktatoriale, një nga më brutalët e kontinentit, Republika e Shqipërisë është e vendosur të rimarrë vendin e saj, që i takon në kontinent”.- thuhet në artikull.
Ndër të tjera në artikull bëhet e qartë që mënyra e vetme që të njohësh mirë Shqipërinë është që më parë të njohësh historinë e saj, duke filluar që nga komunizmi.

“Dëshirojmë ta njohim këtë tregim në thellësi dhe për këtë ne kemi vizituar të gjitha vendet që kishin diçka për të treguar, si Shtëpia e Gjetheve, në kryeqytet, Tiranë, e cila fshehu selinë e Segurinit (shërbimin sekret komunist) dhe spiunin për popullatën shqiptare. Këtu gjejmë “mjetet” origjinale të shërbimit sekret, por edhe ato të marrjes në pyetje dhe torturës, një e kaluar e vështirë që nuk do të harrohet lehtë.

Dhe nëse dëshironim historinë, gjetëm parkun arkeologjik Apollonia, vendi më i rëndësishëm arkeologjik në vend. Është një qytet mbresëlënës me origjinë greke të themeluar në epokën e para-krishterë dhe mezi shohim 10% të asaj që ky qytet ishte, aq shumë mbetet për t’u zbuluar dhe nxjerrë në dritë.”-shkruajnë media madrilene.

Shqipëria nuk është vetëm histori, sipas tyre. Këtu gjejmë peizazhe mbresëlënëse malore, si Parku Kombëtar i Valbonës dhe Liqeni i Komanit, ku jeni në gjendje të shijojni një lloj natyre që në të vërtetë është unike. Malet e habitshme që e rrethojnë atë i ngjajnë hyrjes në det të formuar nga akullnajat.
Sikurse Madrileño na tregon, lundrimi në Liqenin Koman konsiderohet “një nga udhëtimet më të mira të anijeve në botë”, shkruhej në artikullin e Telemundo.
Burimi:Monitor.




