Nga Shqipëria / E Hënë 3 Dhjetor 2018, 21:09

Në muajin e 5-të të shtatzënisë, Almeda Abazi flet për herë të parë për fëmijën

Pak javë më parë, ish-missi shqiptar, Ameda Abazi dhe bashkëshorti i saj aktori turk, Tolgahan Sayisman, bënë publik lajmin se janë në pritje të fëmijës së parë. Të dy shumë të emocionuar nga pritja e ëmbël zbuluan gjithashtu se Almeda do të sillte në jetë një djalë.

Moderatorja gjatë kësaj kohe nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe ka preferuar mos të publikojë asnjë foto ku të shfaqet me barkun e  rrubullakosur. Kjo gjë ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin e fansave të cilët e kanë pyetur atë se si duket dhe sesi po e përjeton shtatzëninë.

Almeda nëpërmjet përgjigjeve në ‘Instastory’ ka rrëfyer se tashmë ka hyrë në muajin e pestë të shtatzënisë dhe se ka shtuar shumë në peshë, aq sa e krahason veten me një balenë.

“Kam hyrë në muajin e pestë, por po vijnë shumë pyetje për kilet… Mos t’i hyjmë asaj teme ju lutem sepse po ha çdo gjë” – ka shkruar Almeda.