Kompozitori i njohur shqiptar Kledi Bahiti, është padyshim një ndër personazhet më të njohur në vendin tonë, këngët e të cilit janë kthyer në hite. Së fundmi shumë balada dhe këngë pjesëmarrëse në 'Kënga Magjke' mbajnë emrin e Kledit, mirëpo një ndër këngët që ka spikatur më shumë ka qenë ajo e këngëtares Krusita që mban emrin ‘Akull’.

Por siç duket Kledi dhe Krusita nuk kanë bashkëpunuar vetëm për këngën, pasi përflitet se mes tyre ka dhe një lidhje dashurie.

Sipas ‘Blitz.al’ dyshja është parë shumë herë së bashku dhe madje Kledi e ka shoqëruar Krusitën edhe në provat e Këngës Magjike. Pak kohë më parë në një intervistë, kompozitori pranoi se në studion muzikore gjatë kompozimit të një kënge mund të lind edhe ndjenja e dashurisë.

“Zakonisht kur krijon një material muzikor dhe vjen këngëtarja në studio, në momentin që materiali i rri shumë mirë dhe ajo mund të ketë dhe “sex appeal”, sigurisht që ka shkëmbim energjie, aq më tepër kur mund të jetë materiali baladë”, është shprehur Kledi.





