Prej disa ditësh në media është komentuar gjatë lajmi se këngëtarja Ronela Hajati dhe Young Zerka i kishin dhënë fund lidhjes. Shkak për ndarjen e tyre u tha se ishte dëshira e Ronelës për ta bërë lidhjen e tyre më zyrtare, mirëpo Zerka kishte refuzuar. Madje të shumtë ishin ata që aluduan se kënga ‘Vuj’ e Ronelës ishte një dedikim për këngëtarin.

Mirëpo, ndonëse të gjithë menduan se historia e tyre mori fund, pak minuta më parë ka reaguar për herë të parë Ronela duke hedhur poshtë të gjithë pretendimet se është ndarë nga Zerka.

Këngëtarja ka publikuar në ‘Instastory’ këngën më të re të Zerkës dhe e ka shoqëruar postimin e saj me dy zemra, duke hedhur poshtë të gjitha lajmet e rreme.






