Ndërkohë që në vendin tonë temperaturat sa vijnë dhe ulen dhe të gjithë janë duke u përgatitur për festat e fundvitit, moderatorja e njohur shqiptare Alketa Vejsiu ka braktisur Shqipërinë dhe është nisur për pushime në një vend ekzotik.

Së fundmi, moderatorja e "Dance with me", ka publikuar disa foto në ‘Instagram’, ku shihet se ka zgjedhur ishujt Maldive për të kaluar disa ditë relaksi. Në fotot dhe videot e publikuara, shihet Alketa teksa po shijon të nxehtin dhe detin e Maldiveve, ndërkohë që po lexon një libër dhe po dëgjon muzikë të lehtë.







