Nga Shqipëria / E Hënë 3 Dhjetor 2018, 12:12

Mëngjes i ëmbël, Ami bën dedikimin më romantik për Ermal Mamaqin

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë padyshim një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Jeta e tyre familjare gjithmonë përbën një interes për mediat dhe fansat. Siç dihet Ermali dhe Ami janë prindër të dy fëmijëve dhe shpesh herë në rrjetet sociale publikojnë foto dhe video nga përditshmëria e tyre.

Mirëpo, ditën e sotme si rrallëherë Ami ka publikuar një foto me Ermalin, ku të dy shfaqen të veshur mjaft elegant dhe pranë saj ka bërë një dedikim mjaft romantik për bashkëshortin.

"Me ty në krah gjithmonë."- shkruan Ami krahas fotos që u pëlqye dhe u komentua shumë nga ndjekësit.