E ftuar në fundmi në emisioni "Why not" të Roza Latit ka qenë moderatorja e njohur Aulona Musta, e cila ka treguar më shumë të pathëna nga jeta e saj personale dhe profesionale. Siç dihet Aulona është një nga personazhet më aktiv dhe të ndjekur në rrjetet sociale dhe vazhdimisht publikon foto ku bien në sy trupi i saj i palestruar.

Mirëpo ajo mbrëmjen e djeshme ka rrëfyer se dikur nuk dinte të pozonte dhe se pozat ku bien më shumë në sy format e saj ja ka mësuar Dorina Mema, e cila i ka thënë troç Aulonës se pozon shumë shëmtuar.

“Është shumë e vështirë ndonjëherë dhe them çfarë poze të marrë se i kam konsumuar të gjitha. Janë dy tre poza në fakt ku trupi im duket më mirë. Unë kam këtë me këmbën pak të ngritur. Ma ka mësuar Dorina Mema. Në një festë, më tha, 'Ti pozon shumë shëmtuar. Ta tregoj si duket foto e bukur.”, ka treguar Aulona.






