Së fundmi në emisionin "Thumb" ka qenë i ftuar aktori njohur i humorit Julian Deda, i cili ka rrëfyer diçka më shumë për eksperiencën e re në 'Tv Klan' dhe për emisionin e njohur të humorit 'Duplex'.

Juli është ngacmuar nga dy moderatoret Aulona dhe Fatma lidhur me shikueshmërinë dhe matësit e audiencës, dhe nëse ata si moderatorët e tjerë janë po aq të fiksuar me thyerjen e shikueshmërisë.

“Ne nuk i nxjerrim statistikat e audiencës. Nëse do t’i tregoj i kam. Ne nuk e bëjmë sepse më duket një luftë kot kjo çështja e audiencës. Unë i kam të dhënat dhe ne jemi mbi televizionet e tjera.”,- është shprehur Juli.

“Ju nuk ju shohin jashtë Shqipërisë siç shohin Luanën përshembull, që thotë kam një audiencë nga të gjithë kontinentet. ”,- ka thënë Aulona.

“Nuk më rezulton kështu por megjithatë ajo ka mendimin e vet.”,- është përgjigjur Juli,duke treguar se ndonëse Luana thotë ashtu në fakt e vërteta është ndryshe.






