Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Familja" në "Tv Klan" ka qenë i ftuar këngëtari shumë i dashur për publikun, Erik Lloshi, i cili ndër të tjera ka rrëfyer më shumë gjëra për jetën e tij private dhe për fejesën e papritur me partneren Romina.

Eriku rrëfeu se me Rominë ka ndërmend të martohet, pasi i ka propozuar asaj dhe madje po mendojnë që vitin tjetër të bëjnë dhe një dasmë.

“Meqë u kam hyrë këtyre punëve që 13 vjeç, tani ka ardhur koha që të bëhem serioz. Ia kam bërë propozimin. Vitin tjetër do të martohemi në Tiranë."- ka zbuluar këngëtari, duke mos e bërë ende publike datën e dasmës së tyre.







