Nga Shqipëria / E Hënë 3 Dhjetor 2018, 10:10

E përzuri pasi ngeli shtatzënë, babai e pyet publikisht vajzën: ‘Kush është i ati fëmijës?’

Ditën e djeshme në rubrikën "Shihemi në gjyq" historia e një babai dhe vajzës së tij ka tërhequr vëmendjen e  të gjithëve. Altini nga Pogradeci kishte kërkuar një përballje me vajzën e tij e cila muaj më parë kishte ngelë shtatzënë me një person identitetin e  të cilit ende nuk e ka zbuluar për prindërit e saj.

Kur e bija ka ardhur në studio, Altini ka treguar se ka 6 muaj që nuk e ka parë atë dhe më pas vijoi ti tregonte se sa shumë I ka munguar, por në këtë moment Fatbjola, i ka kërkuar që të mos shtiret pasi nëse ai do e donte nuk do e përzinte kurrë nga shtëpia.

“Unë zonja Eni kam ikur në Greqi në 15 Nëntor të vitit 2017. Më merr gruaja në telefon më thotë që Fatbjola është shëndoshur, i është bërë barku i madh. Kam ardhur, e kam përqafuar. Më tha vajza kam mish të huaj. Edhe gruaja ashtu më tha. Koha kalonte dhe barku i saj rritej. Kur e dërgova në spital e pyeta, a ke frikë? Mora gruan dola mënjanë dhe i thashë vajza është shtatzënë. Por ajo e gënjente nënën e saj. Të hënën i kam thënë do ikim Pogradec.”, ka treguar Altini.

Biseda e plotë mes tyre.

Altini: Të kam thirrur se më vjen keq për ty, sikurse të vjen dhe ty për fëmijë tënd.

Fatbjola: Më mori zonja Eni dhe më mbajti 4 muaj në shtëpi, më rrihte, më godiste. Më thoshte shko denonco të atin e djalit. Më dhunonte.

Altini: Pse nuk shkove ti thojë policisë, pse nuk më fute në burg…

Fatbjola: Nuk doja ta fusja në burg… as atë dhe as babain e fëmijës. Më linte pa ngrënë, më linte pa pirë. Këtu duhet të të kisha thirrur unë, jo ti mua.

Eni Çobani: Në momentin që je larguar nga shtëpia ke qenë 9 muaj shtatzënë, ku ke qëndruar?

Fatbjola: Kam qenë në hotel dhe në krye të 4 ditëve kam lindur.

Eni Çobani: Këto 9 muaj nuk keni bërë asnjë vizitë tek doktori?

Fatbjola: E linda djalin dhe sot ai është 9 muaj.

Altini: Kam shumë gjëra për të sqaruar. Po të mos isha unë djalin do e kishte të vdekur.

Fatbjola: Nuk e kam prej jush. Ky më thoshte që ta lija fëmijën në jetimore.

Fatbiola jeton në qytet vetëm me djalin e saj 9 muajsh, por Altini këmbëngul që vajza ti tregojë se kush është emri i babait të foshnjës, por ajo nuk do që ti tregojë.

Fatbjola: Nuk ta tregoj kush është babai i fëmijës tim, që ta fusësh në burg, siç bërë me burrin e motrës që e fute në burg.

Altini: Vajza ishte nën moshë, i gjeta të dy në shtëpi dhe u thashë vajzës kush ishte filani a e do? Ajo më tha jo. E thirra djalin dhe i thashë të merrte prindërit dhe të vinte në shtëpi. Por ai nuk pranoi. Më pas vajza e denoncoi në polici për ngacmimi seksual në moshë të mitur.

Fatbjola: I tha ky motrës, e detyroi, e rrahu dhe më pas e dërgoi në spital.

Eni Çobani: Ju thatë që nuk keni nevojë për babai. Unë e di se në kushtet që jeni nuk jeni mirë?

Fatbjola: Nuk kam nevojë për atë, dua vetëm të më lerë të qetë…

Altini i kërkon vajzës së saj që ti tregojë të vërtetën se kush është babai i fëmijës që ajo ka lindur.